Wikileaks “kërcënon” sërish

08/03/2011 03:35

Wikileaks dhe Julian Asanzh rikthehet të trondisin, këtë herë jo Pentagonin dhe Departamentin e Shtetit, por qindra miliarderë në mbarë globin.

Asanzh pohoi se si pjesë e marrë prej ish-bankierit zvicerian, Rudolf Elmer, Wikileaks zotëron edhe një listë emrash të shumë personave që kanë kryer edhe evazionet më të mëdha financiare. Sipas Asanzhe bëhet fjalë për miliarda dollarë “mashtrime”.

Gjithësesi, themeluesi i Wikileaks, që fillimisht botoi ditarin e luftës së Irakut dhe të Afganistanit, e më pas sekretet e diplomacisë amerikane, tha se këtë herë do të merret një vendim në lidhje me botimin e këtyre dokumenteve apo jo.

Ndërkohë, Asanzh pohon se një kopje e këtyre dokumenteve që ai zotëron, iu është dorëzuar organeve kompetente për nisjen e hetimeve.

Top Channel