Mishele më shumë popullore se Barak

08/03/2011 02:50

Zonja e Parë, Mishele Obama vazhdon të mbetet një ndër pikat e forta ku mbështetet, ndonjëherë, edhe vetë simpatia e amerikanëve për presidentin Barak Obama.

Një sondazh i fundit, i ndërmarrë në Shtetet e Bashkuara mbi personazhin më popullor për amerikanët, Mishele mori plot 60 përqind të preferencave, e ndjekur nga ish-presidenti Bill Klinton me 59.2 përqind dhe guvernatori i Nju Xhersit, Kris Kristie.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Barak Obama, duhet të kënaqet me vendin e katër me 56.5 përqind të preferencave. Gjithësesi, analistët amerikanë, mendojnë se ky është një rezultat pozitiv për Obamën kur cdo ditë e më shumë po afrojnë zgjedhjet presidenciale në vend.

Top Channel