Kolumbi, merren peng 20 kanadezë

08/03/2011 02:00

Një grup prej 20 eksploruesisht kanadezë dyshohet se janë marrë peng në Kolumbi.

Sipas të dhënave paraprake, që të 20 personat ishin punonjës të një kompanie kanadeze të kërkimeve për naftë. Ata dyshohet se janë rrëmbyer dhe nëpërmjet varkave janë transportuar për në thellësitë e xhunglës në rajonin e Vichadas.

Autoritetet kolumbiane kanë nisur një skuadër ushtarake të ngarkuar me detyrën për gjetjen e tyre.

Top Channel