Arrestohet i dënuari me burgim të përjetshëm

08/03/2011 17:20

Është arrestuar në fshatin Vukatan i shumëkërkuari nga drejtësia Faslli Osja.

43 vjeçari, i shpallur në kërkim që nga viti 2000, është dënuar nga Gjykata e Shkodrës me burgim të përjetshëm.

Osja ka vrarë për hakëmarrje 11 vjet më parë shtetasit Ramazan e Besim Murlani.

Top Channel