Sudan, të paktën 50 të vrarë në luftime

07/03/2011 15:35

Të paktën 50 persona mbetën të vrarë sot në Sudanin e Jugut, si pasojë e përplasjeve midis ushtrisë dhe rebelëve të kontrolluar nga George Athor.

Shifra e më shumë se 50 të vrarëve konfirmohet nga të dyja palët, por si ushtria, ashtu dhe rebelët, pretendojnë se shumica e viktimave i përkasin palës tjetër.

Dhuna në rritje është shndërruar në një shqetësim të vërtetë në Sudanin e Jugut, i cili përgatitet për të fituar pavarësinë në 9 korrik, pasi një refendum në janar votoi me 99% për shkëputjen nga autoriteti i Sudanit.

Rebelët e George Athor prishën paqen me qeverinë e Jubës, duke pretenduar se rezultatet e referendumit të kontrolluar ndërkombëtarisht ishin manipuluar.

Besohet se ata financohen nga qeveria e Sudanit, për të sponsorizuar paqëndrueshmëri në territorin e atij që do të jetë fqinji i tyre jugor.

Top Channel