Gillian Anderson rrëfen jetën, seksualitetin dhe rolet e saj: Personi që e konsideroj partnerin tim të jetës është mashkull, por do të ndihesha njësoj nëse do të ishte grua
Presidenti amerikan, Barack Obama, lajmëroi për heqjen e ngrirjes 2-vjeçare të zhvillimit të proceseve ushtarake për të burgosurit e Guantanamos.
Në të njëjtën kohë, Obama theksoi se procese do të mbahen edhe për ata të burgosur që nuk janë dënuar, por konsiderohen si tepër të rrezikshëm për t’u liruar.
Nëse asnjë akuzë nuk do të parashtrohet, ata duhet të lirohen në mënyrë të menjëhershme.
Sipas Obamës, rifillimi i proceseve do të jetë në gjendje të forcojë mundësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të luftuar ndaj terrorizmit.
Presidenti pati premtuar në marrjen e tij të mandatit, në janar 2009, për mbylljen përfundimtare të burgut të Guantanamos.
”Sistemi amerikan i drejtësisë është një element kyç i luftës sonë kundër Al-Kaedës dhe degëzimeve të saj”, deklaroi Obama, ndërsa lajmëroi heqjen e bllokadës ndaj proceseve.
Top Channel