Libia, vendet arabe pro ndalim-fluturimit

07/03/2011 22:20

Shumë prej vendeve të Ligës Arabe i kërkojnë Organizatës së Kombeve të Bashkuara të vendosin masën e ndalim-fluturimit mbi hapësirën ajrore të Libisë.

Ndalim-fluturimi në këtë hapësirë do të pengonte sipas tyre sulmet ajrore të forcave të Gedafit mbi popullsinë civile. Gjithësesi mbetet për t’u parë nëse gjatë samitit të Ligës Arabe të gjitha vendet do të jenë dakort për marrjen e kësaj mase.

Ndërkohë, nga terreni vijnë raportime se dhjetra persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e luftimeve në qytetin e Zauias, ndërsa organizatat humanitare lëshojnë alarmin për rreth 1 milion emigrantë që ndodhen në vendin afrikano-verior të cilët kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme.

Top Channel