Gillian Anderson rrëfen jetën, seksualitetin dhe rolet e saj: Personi që e konsideroj partnerin tim të jetës është mashkull, por do të ndihesha njësoj nëse do të ishte grua
Diktatori libian, Muammar Gaddafi, kërcënoi Europën me një valë të paprecedent emigrantësh dhe me rënien e Libisë në dorën e Al-Kaedës, nëse ai do të largohet nga pushteti me forcë.
”Zgjedhja është midis meje dhe Al-Kaedës. Nëse unë do të bie, pushtetin në vend do t’a marrin ekstremistët, ndërsa emigrantët do të përmbysin Europën. Regjimi në Libi vazhdon të jetë i sigurt dhe i qëndrueshëm”, tha Gaddafi, i intervistuar nga televizioni francez “France 24”.
”Forcat e mia janë përfshirë në një betejë kundër terroristëve. Në Bengazi, pasi qyteti ra në duart e këtyre rebelëve, popullsisë iu shpërndanë mitralozë dhe armë të tjera, por disa kanë reaguar dhe i kanë bllokuar këta kriminelë”, shtoi diktatori.
Ndërkohë, ndërsa dhjetëra të vdekur i janë shtuar sot bilancit tragjik të luftimeve në Libi, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, kërcënoi Tripolin, duke thënë se aleanca nuk mund të qëndrojë gjatë të gjithë kohës duke parë.
Top Channel