Jemen, opozita përshkallëzon protestat

07/03/2011 18:15

Koalicioni opozitar në Jemen kërkoi përshkallëzimin e protestave këtë të hënë, pasi presidenti Ali Abdullah Saleh ritheksoi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga posti i tij.

Në burgun kryesor të kryeqytetit Sana’a, të burgosurit u përleshën me forcat e sigurisë, të cilat qëlluan në ajër, në përpjekje për të rimarrë në dorë kontrollin e burgut, bënë të ditur burime zyrtare.

Me dhjetëra mijëra protestues flejnë prej disa ditësh në qëndrat e qyteteve kryesore jemenase, me shumë prej tyre që qëndrojnë zgjuar gjithë natën, duke kënduar këngë kombëtare apo duke mbajtur fjalime.

Saleh, një aleat i çmuar i SHBA-së në luftën kundër Al-Kaedës, refuzoi gjatë mëngjesit një plan të opozitës për ristrukturimin dhe reformat në vend, projekt që do të sillte edhe largimin e tij nga detyra në fundin e vitit.

Top Channel