Itali, valë e re klandestinësh

07/03/2011 15:25

Më shumë se një mijë klandestinë afrikanoveriorë kanë mbërritur ose do të mbërrijnë gjatë ditës së sotme në ishullin italian të Lampeduzës.

Të tjëra mjete duket se janë gati për t’u nisur prej brigjeve të Tunizisë, ndërsa shumica e emigrantëve të paligjshëm besohet se janë tunianë dhe libianë.

Disa mijëra klandestinë kanë mbërritur në Itali që prej muajit shkurt, pasi vendet e Afrikës Veriore, pas problemeve politike, e kanë të pamundur të kontrollojnë ujrat e tyre.

Italia ka kërkuar ndihëm e Bashkimit Europian për të përballuar fluksin, ndërsa ekziston frika se përmarat e eksodit do të vazhdojnë të rriten.

Ishulli i vogël i Lampeduës ndodhet 160 kilometra larg brigjeve të Tunizisë. Aktualisht, 6 mijë klandestinë ndodhet në ishull, ndonëse strukturat e pritjes kanë vetëm 850 vende për strehim.

Top Channel