Indi, sondazh shokues për dhunën seksuale

07/03/2011 16:05

Një në katër meshkuj në Indi ka kryer të paktën një herë në jetë dhunë seksuale, ndërsa një në pesë ka detyruar gruan apo të dashurën e tij të kryejë marrëdhënie kundër dëshirës së saj.

Rezultatet e një sondazhi të gjerë në vendin e dytë më populluar në botë treguan një gjendje alarmante në mënyrën se si trajtohen gratë në Indi.

Sipas sondazhit të ndërmarrë nga “International Research for Women”, India është vendi i fundit në botë përsa i përket garantimit të drejtave të barabarta midis dy sekseve, pas Brazilit, Kilit, Kroacisë, Meksikës dhe Ruandës.

Publikimi i të dhënave të sondazhit përkon qëllimisht me 8 ditën e tetë marsit. “India mund të ketë bërë hapa gjigantë përsa i përket avancimit ekonomik, por mbetet ende shumë pas në luftën kulturore për eliminimin e dhunës dhe diferencës ndaj sekseve”, shkruhej në raportin e sondazhit.

Top Channel