B.Fildishtë, rebelët pushtojnë Tuleplun

07/03/2011 18:25

Rebelët në Bregun e Fildishtë kanë pushtuar një qytet të tretë në perëndimin e vendit afrikan, por qeveria ka dërguar menjëherë përforcime dhe luftime të reja mund të nisin në orët në vazhdim.

”Rebelët arritën të merrnin kontrolloin e Tuleplus, pas luftimesh që zgjatën gjatë të gjirthë të dielës”, shkruhej në një komunikatë të Frontit për Lirimin e vendit.

Organziata rebele është e lidhur ngushtë me fituesin e zgjedhjeve, Alassane Ouattara, i cili pengon ndërrimin e pushteteve duke mbajtur me dhunë pushtetin, edhe pse humbi në zgjedhjet presidenciale.

Organziata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar disa herë se kriza politike e nisur në nëntor po shndërrohet gjithmonë e më shumë në një luftë civile, të ngjashme me atë që shkatërroi vendin dhe shkaktoi me mijëra viktima në vitet 2002-03.

Top Channel