Nisin karnavalet e Shkodrës

06/03/2011 20:00

Ka nisur sot në qytetin e Shkodrës Festa e Karnavaleve, kjo veprimtari është menduar nga organizatorët  që të zgjasë tre ditë,

Në ditën e parë kanë qenë fëmijët e shkollave 9 vjecare që kanë festuar në qendër të qytetit. Të veshur me maska fëmijët kanë interpretuar duke vënë në lojë dhe duke dashur të vënë në dukje fenomenet negative të shoqërisë si korrupsioni, papunësia dhe problemet e ndryshme të shoqërisë shqiptare.

Në ditën e fundit të festës së karnavaleve që i bie të jetë dita e martë, do të  kryhet dhe riti simbolik i djegies së Dordolecit që simbolozon djegien e të gjitha fenomeneve negative të shoqërisë.

Festa e karnavaleve është duke u ndjekur nga qytetarë të shumtë ku nuk kanë munguar dhe njerëz të politikës sic ishte prezenca e kryetares se parlamentit Jozefina Topalli.

Tashmë e kthyer në një traditë karnavalet festohen prej një dekade në qytetin e Shkodrës, qytet i  cili ka pasur traditë këtë lloj feste dhe shumë vite  më parë

I gjithë aktiviteti  është zhvilluar nën kujdesin e Bashkisë së Shkodrës që është dhe organizatorja e këtij eventi.

Top Channel