Libia kërkon pezullimin e sanksioneve

05/03/2011 01:55

Libia ka kërkuar pezullimin e sanksioneve të vendosura nga Organizata e Kombeve të Bashkuara më 27 shkurt pas raprezaljeve ndaj manifestuesve.

Në një letër dërguar Këshillit të Sigurimit, autoritetet libiane shkruajnë se përdorimi i dhunës nga ana e forcave qeveritare ka qenë minimal dhe se autoritetet kanë mbetur të habitura nga vendimi për sanksione.

Sanksionet ndaj Libisë konsistojnë në ndalimin e shitjeve të armëve dhe mallrave të tjera që mund të ndihmojnë strukturat e Gedafit për të shtypur me dhunë protestat popullore.

Top Channel