Libi, luftë në shumë fronte, dhjetëra viktima

05/03/2011 08:00

Forcat rebele janë përfshirë në beteja të ashpra me trupat e Gaddafi-t në disa fronte, lajmëron gjatë mëngjesit BBC.

Zavija, një qytet 50 km nga Tripoli në zotërimin e rebelëve, ishte objekt i një sulmi të forcave qeveritare, por protestuesit u rikthyen të merrnin kontrollin.

Humbje të rënda në jetë njerëzish kanë ndodhur edhe në qytete të tjera, përfshi portin lindor të Ras Lanufit.

Disa dhjetëra njerëz mbetën të vrarë gjatë mbrëmjes, ndërsa një depo me armatime në Bengazi shpërtheu në flakë në rethana të paqarta.

Së bashku me sulmin ushtarak, Gaddafi nisi edhe një kundërofensivë diplomatike, ndërsa ambasadori libian në OKB kërkoi heqjen e sanksioneve.
 

Top Channel