KQZ-ja, ultimatum opozitës

05/03/2011 12:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve paralajmëron se nuk do të tolerojë më në respektimin e afateve ligjore që kanë të bëjnë me procesin e 8 majit 2011.

Madje një gjë e tillë është bërë prezente nga kreu i këtij institucioni, Arben Ristani edhe për sa i përket çëhstjes së regjistrimit të subjekteve politike, e drejta e të cilave për të bërë këtë gjë përfundon në datën 8 mars.

“Sipas kodit zgjedhor partitë politike duhet të regjistrohen maksimalisht deri 60 ditë para ditës së zgjedhjeve. Që do të thotë deri në datën 8 mars mbaron afati për regjistrimin e partive politike si subjekte të këtij lloji. Unë shpresoj që të gjithë janë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm që ligji duhet zbatuar sepse në të kundërt do të përballen me pasojat ligjore”, tha Arben Ristani.

Pasojat e ligjit në këtë rast do të rezultonin në një mbajtje jashtë procesit të Partisë Socialiste dh aelatëve të saj, duke e reduktuar procesin e zgjedhjeve në një garë të brendshme të shumicës aktuale.

Gjithsesi në kuadrin e veprimeve të deritanishme të KQZ është me vend të supozohet se një shtyrje afatesh edhe mund të ndodhë, nisur nga fakti se hyrja në zgjedhje pa opozitën janë një eksperiment shumë i vështirë dhe që do të përcaktonin që në muajin maj se cili do të jetë opinioni i Bashkimt Evropian për statusin e vendit kandidat.

Rrjedhimisht, sado ligjor të jetë apeli i Ristanit, ai mbetet i vështiorë për t’u zbatuara automatikisht duke qenë se akte të kësja natyre rrallë analizohen në kontekstin juridik vetëm.

Por ndërkohë një çështje vërtet e nxehtë mund të rezultojë ajo e komisionerëve të Komisioneve të Zonës së Administrimit Zgjedhor, pasi deri më tani pavarësisht bojkotit opozitar, KQZ ka operuar me analogjinë për ti konstituuar ato me anë të komisionerëve apartiakë.

Në këtë pikë problematik shfaqet rizëvendësimi i tyre në rast se PS dhe PBDNj-dy parti që kjanë të drejtën e propozimit- do të vendosin të rikthehen me pretendimin e pjesëmrrajes së barabartë në administrimin e procesit.

“Afati për të paraqitur propozimet nga partitë politike që kanë detyrimin ligjor për të propozuar komisionerë për komisionet e nivelit të dyta ose KZAZ, ka përfunduar në datën 23 janar, dhe kjo çështje është e mbyllur për KQZ. Kurrë nuk ka patur dhe nuk do të ketë kompromis që del mbi ligjin”, tha Ristani, duke nënvizuiar se prapësim të vendimeve nuk do të ketë.

Ndërkohë në prononcimet e para të dhëna dje, disa drejtues të KZAZ-ve në Tiranë kanë bërë të ditur vijimin e punës normalisht, sipas asaj që është vendosur dhe po këtë gjë ka ndjekur edhe KQZ, e cila ka miratuar regjistrimin e 6 subjekteve të reja si dhe 121 vëzhgues afatgjatë.

Partia Republikane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Partia Aleanca Popullore, Partia Agrare Ambjentaliste, Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, Partia Bashkimi Republikan Shqiptar, Partia Komuniste dhe Partia e Punës e Riorganizuar kanë qenë subjektet që janë regjistruar dje në mbledhjen e KQZ e zhvilluar vetëm me pjesëmarrjen e shumicës.

Top Channel