Korea e Jugut nën sulm kibernetik

05/03/2011 09:05

Korea e Jugut është vendosur në një seri sulmesh kibernetike, të cilat kanë paralizuar disa prej shërbimeve të institucioneve kryesore të vendit.

Lajmin e raportuan mediat ndërkombëtare, të cilat shtuar se Asambleja Kombëtare, bazat ushtarake dhe forcat amerikane në vendin aziatik u përfshinë në këtë sulm.

Në total, 29 institucione u goditën prej “hackers”-ave, të cilët mbingarkuan serverat, duke shkaktuar rënien e shërbimit të tyre. Nuk dihet nëse virusi synonte të depërtonte në brendësitë e faqeve, në përpjekje për të thyer kodet dhe zbuluar sekrete shtetërore.

Edhe shërbimet e disa koorporatave të rëndësishme janë goditur. Besohet se sulmi kibernetik u ndërmorr njëkohësisht nga 11 mijë kompiutera. Në një sulm të ngjashëm në vitin 2009, autoritetet e Seulit fajësuan Korenë e Veriut.

Top Channel