Tragjedi në Itali/ U fut në det për të shpëtuar fëmijët e tij të mitur, 54-vjeçari ndërron jetë pasi del në breg
Kina i ka kërkuar zyrtarisht Kim Jong-un, djalit më të ri të diktatorit Kim Jong-il, që të vizitojë vendin, bëri të ditur sot një agjensi lajmesh koreanojugore.
Informacioni “citoi burime të sigurta”, por nuk është konfirmuar prej Pekinit. Nuk dihet se kur do të ndodhë kjo vizitë. Ftesa është veçanërisht domethënëse, me Korenë e Veriut që duket se po drejtohet drejt një tranzioni të pushtetit, në duart e djemve të diktatorit.
Ftesa për vizitë iu parashtrua koreanoveriorëve gjatë vizitës së Komitetit Parlamentar të Inteligjencës Kineze në Penian, disa ditë më parë.
Kina është aleati i vetëm i rëndësishëm për shtetin komunist me 24 milion banorë dhe një mbrojtëse e madhe e interesave koreanoveriore në botë.
Top Channel