Kinë, diskutohet rritja ekonomike

05/03/2011 02:20

Kryeministri kinez, Uen Jibao paraqiti para parlamentit popullor kinez programin e qeverisë për ekonominë në 5 vitet e ardhshme.

Duke folur para 3 mijë delegatëve, Jibao tha se qeveria synon mbajtjen e inflacionit në nivelet e 4 përqindëshit dhe rritjen ekonomike në 8 përqind. Ai tha se rritja ekonomik e pakontrolluar ishte një problem serioz.

Analistët ndërkombëtarë, shprehe se Kina po përballet me një inflacion të lartë që shkon deri në 5 përqind. Cmimet janë rritur në të gjitha vendin dhe ndërhyrjet e autoriteteve duke ulur disa herë normat e interesit, nuk kanë qenë të mjaftueshme për të ndaluar rritjen e tyre. Pjesa më e prekur nga kjo rritje cmimesh në supërfuqinë aziatike mbeten të varfërit, të cilët shpenzojnë më shumë se 60 përqind të të ardhurave të tyre për ushqimet.

Kongresi kombëtar pritet të mbajë punimet për 10 ditë me radhë ku edhe do të diskutohet plani makroekonomik për 5 vitet e ardhshme.
Kryeministri kinez, Uen Jibao paraqiti para parlamentit popullor kinez programin e qeverisë për ekonominë në 5 vitet e ardhshme.

Top Channel