Itali, Berlusconi sot në gjykatë

05/03/2011 08:45

Kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, do të paraqitet sot në gjykatë për t’u përballur me akuzat e mashtrimit financiar dhe evazionit fiskal, në blerjen e të drejtave televizive, për rrjetin e tij mediatik.

Ky është vetëm një ndër tre gjyqet që presin 74-vjeçarin në javët që do të vijnë. Kryeministri italian akuzohet edhe për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitura dhe favorizimin në abuzim me autoritetin e tij.

Berlusconi i mohon të gjitha akuzat, ndërsa ka refuzuar disa herë që të heqë dorë nga detyra e tij. Gjyqi për Kryeministrin u bë i mundur të niste pasi një gjykatë e privoi nga një pjesë e rëndësishme e imunitetit të tij në janar.

Pritet që Berlusconi të mos jetë fizikisht në gjykatë, kur gjyqi i sotëm të nisë. Prokuroria do të përpiqet të vërtetojë në sallë se ai mbipagoi të drejtat televizive dhe i fshehu më pas të ardhurat shtetit, duke paraqitur bilance të pavërteta.

Top Channel