I jep fitoren skuadrës së tij e më pas vdes

05/03/2011 03:00

Realizon koshin që i jep fitoren përfundimtare skuadrës së tij e më pas vdes.

Ky ishte fati tragjik i një basketbollisti të liceut të Fennville në Michigan të Shteteve të Bashkuara, i cili pasi shënoi pikën fitimtare, kur rezultati i takimit ishte i barabartë 55-55, u përplas në tokë pa ndjenja.

Mjekët e Holland Hospital, ku i riu u shoqërua menjëherë pas rrëzimit në fushë,njoftoi vdekjen e tij. Shkaqet e tragjedisë janë ende enigmë dhe pritet të përcaktohen pas kryerjes së autopsisë.

Top Channel