Bahrein, protesta kundër qeverisë

05/03/2011 04:35

Mijëra persona dolën sërish në rrugët e sheshet e Bahreinit për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe hartimin e një kushtetute të re.

Protestat janë më të theksuara mes komuniteti shiit që udhëhiqet një dinasti sunite. Gjithësesi, lideri i opozitës, Sheik Ali Salman në fjalimet e tij ka shmangur thirrjet që do të krijonin një ndarje fetare dhe ka apeluar për zhvillim paqësor të protestave.

Megjithë thirrjet e kreu të opozitës, në kryeqytetin Manama janë regjistruar raste përleshjesh me shiitevë, shumicë në Bahrein dhe pakicës sunite. Është dashur ndërhyrja e policisë për të evituar gjakderdhje në rrugët e kryeqytetit.

Top Channel