Trafiku, Basha prezanton projektin e ri

04/03/2011 11:25

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha ka prezantuar në drejtorinë e policisë detajet e projektit të ri për monitorimin e trafikut rrugor.

Gjatë fjalës së tij, Basha ka theksuar se sistemi i ri i kamerave që do të vendosen në akset rrugore verifikon automatikisht shkeljet e drejtuesve të automjeteve.

“Në kohë reale kamerat monitorojnë trafikun, identifikojnë gjobat dhe taksat e papaguara. Gjithashtu, sistemi i ri i vrojtimit të rrugëve me kamera printon gjobën automatikisht, pa asnjë kontakt të policit me drejtuesin e automjetit”, ka deklaruar Basha.

Ministri i Brendshëm ka shtuar më tej se, brenda marsit sistemi i ri do të jetë i pranishëm në shumicën e rrugëve.

Top Channel