Pakistan, me mijëra në funeralin e ministrit

04/03/2011 09:00

Me mijëra pakistanezë janë grumbulluar midis masave të rrepta të sigurisë në qytetin e Faisalabadit, për të dërguar në banesën e fundit Ministrin e Minoriteteve, Shahbaz Bhatti-n.

I vetmi ministër i krishterë në kabinetin qeverisës, Bhatti mbeti viktimë e një sulmi të talebanëve, të mërkurën, pasi kundërshtoi ligjin e blasfemisë.

Në bazë të këtij ligji të kritikuar për shtypjen e minoriteteve, të gjithë ata që ofendojnë Profetin Muhamed mund të dënohen me vdekje.

Zyrtarët më të lartë të vendit pritet të jenë të pranishëm në ceremoninë mortore që do të ndërmerret në një kishë të qytetit. 1,5% e popullsisë prej 185 milion banorësh e Pakistanit janë të krishterë.

Top Channel