Mburoja, Rusia: Cështje shqetësuese

04/03/2011 14:55

Synimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ngritjen e mburojës anti-raketë në Poloni vazhdon të shqetësojë Moskën.

“Është një cështje që ngjall shqetësim dhe që mund të komplikojë marrëveshjet mes Rusisë dhe SHBA në të ardhmen”, ka deklaruar Dmitri Rogozin.

Reagimi i përfaqësuesit të Rusisë pranë NATO-s vjen pak kohë pasi sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton foli së fundmi për mburojën.

Projekti në fjalë ftohu ndjeshëm marrëdhëniet mes SHBA dhe Rusisë gjatë kohës kur dy vendet drejtoheshin nga presidentët George W. Bush dhe Vladimir Putin.

Marrëdhëniet u qetësuan nga ardhja në pushtet e Barack Obama dhe Dmitri Medvedev, por disa mosmarrëveshje kanë mbetur.

Top Channel