Libi, shfaqen në televizion robërit holandezë

04/03/2011 12:25

Tre komando të ushtrisë holandeze u shfaqën në televizionin libian, pasi u kapën në përpjekjet e tyre për të shpëtuar dy shtetas holandezë në një zonë lufte, pranë qytetit të Sirtes.

Programi i televizionit shtetëror tregoi fytyrat e tyre, helikopterin, armatimet dhe mjetet e identifikimit, ndërsa theksoi se ata hynë në terrotirin libian duke shkelqur të gjithë të drejtat ndërkombëtare e duke cënuar integritetin territorial të Libisë.

Një ditë më parë, Ministri Holandez i Mbrojtjes konfirmoi kapjen e tre antarëve të trupave speciale në afërsi të qytetit Sirte.

Amsterdami i bëri një thirrje Gaddafi-t që të lirojë ushtarët, ndërsa theksoi se shpërtimi i shtetasve është një detyrë, e cila nuk duhet interpretuar si cënimit i integritetit territorial.

Bisedimet midis Amsterdamit dhe Tripolit për lirimin e tre komandove, dy burra dhe një grua, kanë nisur.

Top Channel