Libi, përleshje në periferinë e Tripolit

04/03/2011 14:20

Forcat libiane të rendit po përdorin gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë në periferinë e Tripolit, ndërsa të shtëna janë dëgjuar gjithashtu, raporton në këto momente BBC.

Thirrjet e opozitarëve për protesta në kryeqytet, i konsideruar si i blinduar prej forcave besnike të Gaddafi-t, duket se po konkretizohen pas lutjeve të ditës së premte.

Nuk ka ende asnjë njoftim për viktima apo të plagosur. Kryeqyteti është përcaktues për fatet e Libisë, qytetet e tjera më të mëdha të së cilës kanë rënë prej kohësh në duart e rebelëve.

Ndërkohë, ekzistojnë raporte se mercenarët e paguar prej Gaddafi-t janë duke penguar refugjatët e luftës që të kalojnë kufirin për në vendet fqinje të Libisë.

Top Channel