Kamerat, Basha: Siguri në Tiranë

04/03/2011 15:30

Policia ka tashmë sallën e Kontrollit të Trafikut Rrugor, e cila do të monitorojë me njësitë e policisë së qarkullimit rrugor në terren, jo vetëm shkeljet e rregullave të qarkullimit, por edhe do të regjistrojë pamje nga aksidentet e mundshme nëpërmjet pajisjeve SCOUT. (UPDATE)

Kjo sallë do të monitorojë gjithashtu në terren edhe të gjitha automjetet që nuk kanë shlyer detyrimet administrative.

“Ky proçes i pandalshëm modernizimi bazohet në filozofinë e qeverisë për ngushtimin sa më të madh të hapësirave për abuzivizëm në kontaktin midis administratës dhe qytetarit, në këtë rast midis policisë dhe qytetarit dhe për zbatimin rigoroz të ligjit. Funksionimi i këtij sistemi do të sjellë përmirësimin e sigurisë në rrugë, një ulje të numrit të aksidenteve dhe një raport korrekt mes oficerëve dhe qytetarëve”, është shprehur Basha.

Ky sistem ndërlidhet edhe me sistemet e tjera të të dhënave të Policisë së Shtetit duke mundësuar edhe verifikimin dhe identifikimin e makinave të vjedhura.

Top Channel