Jemen, plumba ndaj protestuesve

04/03/2011 11:05

Rebelët huthi në veriun e Jemenit deklaruan se policia hapi zjarr ndaj protestuesve të paarmatosur anti-qeveritarë.

Sipas rebelëve shiit, të cilët kërkojnë një autonomi më të zgjeruar në provincën e Amranit, të paktën dy persona kanë mbetur të vrarë.

Jemeni është përfshirë në protesta të fuqishme antiqeveritare në javët e fundit, veçanërisht në qytetet kryesore të Sanës dhe Adenit.

Demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të presidentit, Ali Abdullah Saleh, i cili drejton vendin që prej vitit 1978.

Top Channel