Vlora mbetet pa tragete

03/03/2011 16:50

Tragetet e linjave me Vlorën janë zhvendosur drejt Libisë për të tërhequr shtetasit e huaj që po kërkojnë ndihmë.

Të enjten nuk është paraqitur në këtë port as trageti i dytë, ndërsa 5 ditë më parë u largua një tjetër traget, i cili u nis drejt brigjeve libiane.

Mosparaqitja e trageteve ka nxjerrë jashtë funksionit linjat detare të Vlorës me Italinë.

Sipas kapitenerisë së portit, një prej trageteve rezulton të jetë në portin e Maltës dhe për këtë është njoftuar Drejtoria e përgjithshme e transporteve. Ndërsa ditën e sotme, edhe trageti i dytë nuk është paraqitur në port.

Drejtuesit e portit njoftojnë se do të penalizojnë kompanitë që tërhoqën tragetet e linjës, ndërsa udhëtarët që kanë mbetur në tokë, sipas tyre, duhet të ndjekin rrugën ligjore.

Në portin e Brindizit kanë mbetur shumë mjete tregtare të ngarkuara me mallra që presin të udhëtojnë drejt Vlorës.

Top Channel