Shayk “zhduk” fëmijën e Cristiano Ronaldo-s

03/03/2011 16:40

Modelja ruse, Irina Shayk, zhduku thashethemet se ajo dhe Cristiano Ronaldo po presin një fëmijë, në paraqitjen e saj në premierën e një filmi, mbrëmë në Nju Jork.

Prej disa javësh, disa revista kishin përfolur shtatzaninë e modeles më të njohur të veshjeve intime, por e veshur me një fustan që i rrinte i puthitur me trupin, Shayk vërtetoi se nuk ka asgjë brenda saj që po rritet.

25-vjeçarja ishte një e ftuar nderi në premierën e “Happy thank you more please” dhe “vodhi” të gjithë vëmendjen e fotoreporterëve me paraqitjen e saj.

Top Channel