Rrezik burgu për stilistin racist

03/03/2011 04:10

Prokurorët francezë njoftuan nisjen e hetimeve për akuzat e racizmit ndaj stilistit të shtëpisë së modës Dior, John Galliano.

Sipas prokurorëve, stilisti britanik do të përballet me gjykatën për akuzën e deklaratave raciste e anti-semite të bëra në Paris javën e fundit, megjithëse vetë stilisti kërkoi publikisht ndjesë për deklaratat e tij, por hodhi poshtë akuzën e ngritura kundër tij.

“Mohoj akuzën e ngritur kundra meje dhe jam në bashkëpunim të plotë me policinë për hetimin e ngjarjes”, deklaron për mediat Galliano.

Komentet e anti-semite të John Gallianos mbyllen me ‘adhurimin e tij për Hitlerin’. Këto komente mund t’i kushtojnë atij deri në gjashtë muaj burgim në rast se gjendet fajtor.

Top Channel