Pink ngacmon Spears dhe Aguilera
03/03/2011 13:05
Pink ka ngacmuar koleget e saj, Britney Spears dhe Christina Aguilera, duke thënë që ajo është vajza më e mirë nga kjo treshe.
Këngëtarja shtatzënë kujton se njerëzit mendonin se Pink ishte më e keqja.
Pink bëri shaka në profilin e saj në ‘Twitter’, pas arrestimit të Christina Aguilera ditën e djeshme në Hollywood për shkak se po drejtonte makinën në gjendje të dehur.
“Mes meje, Britney dhe Christina, a nuk mendonin njerëzit se do të isha unë ajo që do ishte në telashe? Shikoni, unë nuk kam pranga!”, shkroi Pink.
Edhe pse Britney Spears nuk është arrestuar kurrë, ka pasur probleme me policinë në vitin 2008 kur nuk pranonte t’i kthente fëmijët ish-burrit të saj, Kevin Federline.
Top Channel