Pattinson: Më pëlqen Charlie Sheen

03/03/2011 09:35

Charlie Sheen është shprehur se njerëz të njohur si Mel Gibson dhe Sean Penn e kanë mbështetur në momentet e këqia që po kalon kohët e fundit.

Tashmë, aktorit problematik i shtohet edhe një fans tjetër VIP. Protagonisti i sagës ‘Twilight’, Robert Pattinson, deklaron se personat si Charlie Sheen i pëlqejnë jashtë mase.

“Më pëlqejnë njerëzit e çmendur të cilët nuk e vrasin mendjen fare”, deklaroi Pattinson kur u pyet për bëmat e Sheen.

24-vjeçari foli edhe për marrëdhënien me Kristen Stewart, të dashurën e tij në filmin ‘Twilight’ dhe në jetën e përditshme.

“Ajo është fantastike. Që para se ta njihja e dija se ishte aktore shumë e mirë. Marrëdhënia jonë nuk është si në film sepse unë nuk jam vampir”, shtoi Pattinson për revistën Vanity Fair.

Top Channel