Megan Fox, si në një “kamp përqendrimi”

03/03/2011 16:30

Megan Fox, e votuar si gruaja më e bukur në botë nga shumë revista gjatë 2010-s, dukej sikur kishte dalë nga një “kamp përqendrimi”, në fotografitë e saj reklamuese për “Armani”-n.

Aktorja amerikane tregoi linja veçanërisht të dobëta, të cilat ngjallën menjëherë spekulimet se Megan është duke vuajtur nga anoreksia.

Në fotografitë e publikuara sot gjatë ditës, shfaqet trupi thatanik i Fox, ku është e mundur të shikohen të gjitha brinjët e saj.

24-vjeçarja mban prej disa muajsh një ditë shumë të fortë, e cila e ka lejuar të humbë më shumë se dhjetë kilogramë që prej fillimit të regjimit.

Top Channel