Mbesa e Dianës në gjyq për agresion

03/03/2011 16:25

Mbesa 18-vjeçare e Princeshës Diana u paraqit sot në një gjykatë në Kejp Taun, Afrikën e Jugut, për t’u përballur me akuzat e agresionit, raportoi “Daily Mail”.

Ajo besohet se i fiku në fytyrë një cigare një mashkulli, përpara se t’a keqtrajtonte fizikisht, duke e goditur me grushta dhe shqelma.

Amelia Spencer, vajza e vëllait të Princeshës Diana, shoqërohej në gjykatë nga nëna e saj, Victoria.

Jeta e Amelia-s dhe motrës tjetër 20-vjeçare, Eliza, ndiqet gjerëisht nga mediat britanike, që prej kohësh kur ato ishin pjesë e familjes mbretërore.

Ato duhet të jenë të pranishme në dasmën mbretërore të Princit William dhe Kate Middleton, në datën 29 prill, si kushërirat e para të Mbretit të ardhshëm të Britanisë së Madhe.

Top Channel