Pas 48 ditësh në shesh, organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetar
Përmbytjet, rritja e temperaturave dhe ulja e burimeve ujore pritet të sjellin efekte negative në prodhimet bujqësore të vendit gjatë dekadave të ardhshme.
Ekspertët e Bankës Botërore kanë parashikuar se rritja e temperaturave mesatare, por edhe problemet e menaxhimit të ujit, mund të bëjnë që rendimentet e shumë kulturave deri në vitin 2050 të ulen me 20 deri në 50%.
Perimet, frutat dhe vreshtat pritet të kenë uljen më të madhe të prodhimit.
“Bujqësia është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, pasi 50 për qind e të punësuarëve janë atje. Ndaj është e rëndësishme të investohet në infrastrukturë, të ketë sisteme ujitjeje dhe kullotjeje pasi janë shumë të vjetër. Vreshtat, ullinjtë dhe mollët janë të rrezikuara pasi është e vështirë të ujiten në atmosferë të thatë”, ka deklaruar William R. Sutton, ekspert i Bankës Botërore.
Ndërsa ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu është shprehur se ndryshimi i klimës është pasqyruar qartë tek temperaturat, pasi kemi një verë më të nxehtë dhe dimër me reshje të shumta.
“Këto ndryshime klimatike do të shoqërohen padyshim me më pak siguri në ushqimet tona, më shumë shumë përhapje të sëmundjeve, degradim të tokave, pëshpejtim të erozionit, kërcënim të diversitetit biologjik, zhdukjen e disa llojeve të florës e faunës, por dhe mundësi të tjera në zona të caktuara për vegjetim më ekstensiv”, ka deklaruar Mediu.
Parashikimet tregojnë se reshjet e shiut në verë do të pakësohen me 10%, deri në 2020 dhe me 20% deri në 2050.
Ndaj ekspertët e Bankës Botërore e kanë vënë theksin në menaxhimin sa më të mirë të të gjitha burimeve ujore të Shqipërisë.
Top Channel