Katie Holmes, çmim nderit të saj
03/03/2011 09:10
Katie Holmes ka denoncuar një nga revistat rozë më të shitura në SHBA dhe kërkon një dëmshpërblim prej 36 milionë eurosh prej saj.
Arsyeja është se revista publikoi para disa javësh një foto të aktores paksa të hutuar me titullin: Katie drug shocker (Varësia nga droga e Katie).
Edhe pse nuk është një nga revistat më cilësore në treg, “Star” shet rreth 900 mijë kopje në javë dhe miliona persona shohin kopertinën e saj në rrugë.
“Nga të gjitha gënjeshtrat që publikohen për mua, kjo është më e patolerueshmja. Pronari i revistës e dintë që historia ishte false dhe sidoqoftë e publikoi”, lexohej në komunikatën e Katie Holmes, bashkëshortja e aktorit Tom Cruise.
Top Channel