Film për Wikileaks
03/03/2011 03:00
Regjisori amerikan, Steven Spielberg, i tërhequr prej fenomenit “Wikileaks” vendosi të krijojë një film për të.
Spielberg ka marrë të drejtat e librit të hedhur në treg nga dy gazetarët e The Guardian, gazetës britanike partnere e Wikileaks në botimin e kabllogrameve e të mesazh-këmbimeve mes ambasadorëve amerikanë në të gjithë botën me Departamentin e Shtetit.. Pikërisht nga ky libër do të dali edhe skenari i filmit që do të futet në zhanrin e thrillerave investigativë.
Filmi do të prodhohet nga shtëpia DreamWorks, e formuar në vitin 1994 nga Spielberg, Jeffrey Katzenberf dhe David Geffen.
Top Channel