Rruga e Arbërit, punime për dy segmente

02/03/2011 12:35

Në javët në vazhdim pritet të fillojë puna në dy segmente të rëndësishëm të rrugës së Arbërit, përkatësisht në segmentet Ura e Branit – Tuneli i Qafë Murrizës dhe Ura e Vashës në drejtim të tunelit të Qafë Murrzës.

Ndërkohë që një projekt tjetër i ri është dhe riasfaltimi i gjithë segmentit Burrel-Skurraj.

Rruga e Arbërit një ndër arteriet kryesore të rrjetit rrugor kombëtar e cila do të mundësojë lidhjen e Tiranës me zonën verilindore të vendit, përkatësisht me Dibrën, po ecën me ritme të mira.

Aktualisht janë përfunduar dhe po punohet në 28 km ku përfshihet edhe tuneli i Qafës së Buallit si dhe nyja e Bulqizës.

Gjatë inspektimit të punimeve në këtë rrugë, ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, theksoi se janë disa projekte të rëndësishme që kanë filluar ose do të fillojnë në rrethin e Dibrës dhe Matit.

Top Channel