Damon: Më mirë pa djem në shtëpi

02/03/2011 13:10

Matt Damon është “i rrethuar” nga femrat dhe ndjen se nuk ka nevojën e një mashkulli tjetër në familje përveç tij.

Aktori 40-vjeçar ka gjithsej katër vajza dhe mendon se ka mësuar shumë nga jeta duke ndenjur me to.

“Është diçka krejt e ndryshme të jesh i rrethuar nga femrat. Tashmë kam një perspektivë krejt tjetër mbi jetën. Nëse do të kisha djem kjo gjë nuk do të kishte ndodhur”, u shpreh protagonisti i “Invictus”.

Top Channel