Arrestohen grabitësit e bankës

02/03/2011 11:05

Drejtoria e Policisë së qarkut të Vlorës njoftoi arrestimin e dy të rinjve me akuzën e grabitjes të një banke në këtë qytet, dy javë më parë. (UPDATE)

Të arrestuarit janë Saverus Nurçe, 26 vjeç, dhe Samir Bubeqi, 28 vjeç.

Ata u kapën pas disa ditë hetimesh nga ana e policisë e cila faktoi se dy të rinjtë kishin grabitur filialin e një banke.

Grabitësit kanë hyrë në bankë si klientë dhe kanë nxjerrë pistoletën duke i kërkuar arkëtares që të dorëzojë paratë nga sporteli.

Ata janë larguar duke marrë me vete 260 mijë lekë dhe më pas janë larguar me një automjet mallrash.

Ka qenë pikërisht ky mjet që ka zbuluar edhe grabitësit.

Policia kapi ndërkohë edhe pistoletën e përdorur gjatë grabitjes.

Top Channel