Zelandë e Re, heshtje për viktimat e tërmetit

01/03/2011 08:55

Zelanda e Re ka mbajtur dy minuta heshtje fiks një javë pas tërmetit shkatërrues që goditi Kristcërcin.

Në orën 12:51 me orën lokale, rreth 23:51 me orën tonë, i gjithë vendi ra në heshtje për të shënuar momentet e lëkundjes vdekjeprurëse që u ndje shtatë ditë më parë.

Punëtorët e skuadrave të shpëtimit ulën veglat e tyre për dy minuta, para se t’i ktheheshin punës.

Numri i viktimave aktualisht është 154, por autoritetet deklarojnë se ai mund të ngrihet në 240, pasi dhjetra persona konsiderohen të humbur. Kostoja e tërmetit 6.3 ballësh llogaritet të arrijë në 15 miliardë dollarë.

Top Channel