Zelandë e Re, 154 viktimat nga tërmeti

01/03/2011 03:05

Shkon në 154 numri i viktimave të tërmetit të javës së shkuar që goditi qytetin Christchurch në Zelandën e Re.

Grupet e shpëtimit kanë nxjerrë tjerë trupa të pajetë që e kanë përkeqësuar bilancin, ndërkohë që nga rrënojat janë shpëtuar 70 persona.

Autoritetet njoftuan banorët të evitojnë ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti, pasi ato mund të shemben nga momenti në moment.

Ndërkohë, dhjetra persona rezultojnë të zhdukur, cka mund të rrisë numrin e viktimave, ndërsa po punohet për identifikimin e të gjitha viktimave të tërmetit që shkatërrroi disa ndërtesa të qytetit, përfshirë edhe dy katedralet.

Top Channel