Vlorë, kapen 165 kg hashash

01/03/2011 12:35

Policia e qytetit të Vlorës ka organizuar mbrëmjen e djeshme një operacion anti-drogë që është mbyllur me sekuestrimin e 165 kilogramëve bimë narkotike dhe me arrestimin e një personi.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave operacioni i koduar me emrin “Pranvera” u finalizua pas një hetimi 2-javor të agjentëve të anti-drogës.

Sipas burimeve, në pranga ka përfunduar një i ri 25-vjecar, banues në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar.

Gjatë kontrollit të kryer në automjetin e tij, përvec drogës policia gjeti dhe sekuestroi një armë automatike të tipit kallashnikov.

Ndërkohë, materialet proceduriale i kanë kaluar prokurorisë për hetim të mëtejshëm, e cila pritet ta akuzojë 25-vjecarin për posedim bimësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Top Channel