Jane Russell, seks-simboli hollivudian i viteve ’50, është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 89-vjeçare.

Aktorja e cila filloi karrierën në vitin 1941 ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Kaliforni për shkak të një problemi me frymëmarrjen.

Russell u bë e famshme në interpretimin e filmit “Gentlemen Prefer Blondes” (Zotërinjtë Pëlqejnë Bjondet) së bashku me Marilyn Monroe, në vitin 1953. Gjithashtu ka luajtur edhe role të tjera përkrah emrave si Bob Hope dhe Frank Sinatra.

Jane Rusell, e cila nuk bënte dot fëmijë, është martuar gjithsej tre herë dhe ka adoptuar tre fëmijë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel