SHBA-Britani bllokojnë asetet e Gaddafi-t

01/03/2011 15:05

Kompania angleze “Pearson” deklaroi në mesditë se ka ngrirë kuotën e aksioneve të mbajtura nga qeveria libiane, në një veprim që erdhi disa orë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan gjithashtu ngrirjen e çdo llogarie.

3,3% e aksioneve të gjigantëve të publikimeve kontrollohen prej familjes së Geddafi-t. Uashingtoni bllokoi më parë 30 miliardë dollarë asete që i përkasin të afërmve dhe vetë diktatorit libian.

Edhe Bashkimi Europian ka ngrirë më parë asetet e kolonelit dhe pesë antarëve të familjes së tij.

Njëkohësisht, është shpallur prej disa ditësh një bllokadë totale e armëve, municioneve dhe të gjithë mjeteve të tjera që mund të përdoren për të shtypur revoltat.

Më parë gjatë ditës, Austria shpalli gjithashtu ngrirjen e aseteve me vlerë 1,2 miliardë euro, ndërsa në Gjermani u bllokua një llogari me dy milion euro, e cila i përkiste një prej djemve të Gaddafi-t.

Top Channel