Probleme për stilistin e shtëpisë Dior

01/03/2011 02:00

Një javë pasi u pezullua për deklaratat e tij anti-semite, dalin në dritë video edhe më skandaloze të stilistit të shtëpisë Dior, John Galliano.

Bëhet fjalë për një filmim ku stilisti jo vetëm shpreh komente të tjera raciste anti-semite, por e mbyll ate duke deklaruar adhurimin e tij për Hitlerin, me fjalët “I love Hitler” (E dua Hitlerin).

Video është publikuar nga tabloidi britanik The Sun, dhe John Galliano shfaqet i ulur në një tavolinë në të njëjtin lokal ku një javë më parë ofendoi me thirrje raciste Geraldine Bloch, një grua 35 vjecare së cilës i kërcënoi me vdekje edhe mikun e saj Philipe Virgitti. Ky veprim i kushtoi stilistit pezullimin nga Maison Dior.

E për të mos mjaftuar këto, një tjetër denoncim ka ardhur nga një grua 48 vjecare e cila citon se një vit më parë, në një lokal të Parisit, ka pësuar një sulm verbal nga Galliano.

“Je aq e shëmtuar sa nuk e duroj dot pamjen tënde, ke cizme të cilësisë së ulët, këmbë të nivelit të ulët, nuk ke flokë, vetullat i ke pa hequr, je e shpifur, nuk je gjë tjetër përvecse një putanë”, mesohet t’i ketë thënë 48 vjecares një vit më parë Galliano.

Top Channel