Libia, Irani: Perëndimi të mos përfitojë

01/03/2011 12:05

“Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore nuk duhet të përfitojnë nga kriza në Libi për të instaluar atje bazat e tyre ushtarake”.

Është ky apeli i Teheranit zyrtar i bërë nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Ramin Mehman-Parast.

Ditën e djeshme një zëdhënës i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, David Lapan, tha se Uashingtoni po ripoziciononte forcat e armatosura rreth zonës së Libisë.

Por sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton ka deklaruar se anijet amerikane nuk do të marrin pjesë në asnjë ndërhyrje eventuale ushtarake.

Top Channel