Libi, krizë në kufirin perëndimor

01/03/2011 14:25

Situata në kufirin mes Libisë dhe Tunizisë ka arritur në një pikë krize, pasi disa dhjetra mijëra të huaj po largohen për shkak të trazirave në vend.

Stafi i ekipeve ndihmëse duket se nuk është në gjëndje të përballojë fluksin e madh, deklarojnë korrespondentët e mediave ndërkombëtare.

Sipas informacioneve të fundit, deri tani rreth 140 mijë të huaj kanë shkuar nga Tunizia në Egjipt.

Ndërkohë, lideri libik Muammar Gaddafi u tha dje gazetarëve të mediave perëndimore se populli e do dhe se në Tripoli nuk ka protesta.

Intervista e tij erdhi pavarësisht lajmeve se koloneli po përpiqet të fitojë kontrollin në zonat e dominuara nga rebelët, në perëndim të Libisë.

Gaddafi po përballet me një sfidë masive që po i bëhet pushtetit të tij 41-vjecar, me protestuesit që kontrollojnë qytetet në lindje të Libisë.

Dëshmitarë të ndryshëm kanë deklaruar se forcat pro-Gaddafi-t u përpoqën të rimarrin kontrollin e qyteteve perëndimore si Zauija, Misrata dhe Nalut, por u zmbrapsën nga njësitë dezertore ushtarake.

Top Channel